Lajme

Matoshi politikanit serb: Ti mbaj dinar sa t’dush, po këtu monedha e vetme është euro

09/05/2024 22:34
nga:Genita C

Komentatori politik, Halil Matoshi gjatë debatit me politikan serb përmendi edhe çështjen e dinarit.

Sipas tij, në Kosovë e vetmja monedhë është euro-ja.

“Beso z.Arsenijeviq që serbët e Kosovës kur është në pyetje vetura, prona e shtëpia e bëjnë me euro, është diskriminim ajo që e bëni ju në veri me pleq. Ti mbaj në xhep çfarë do monedha por monedha e vetme e pagesës në shtetin ku jetojmë është euro”, deklaroi ai në Politiko.