Lajme

Matoshi për ftesën e Kurtit për Abdixhikun dhe Krasniqin: S’ka asgjë, po bën fushatë zgjedhore!

04/30/2025 21:24
nga:Y I

Komentatori politik, Halil Matoshi është shprehur pesimist për ftesën që kreu i LVV-së Albin Kurti u bëri PDK-së dhe LDK-së, rreth situatës së krijuar në Kuvend.

Matoshi në “Politiko” ka thënë se nga ky takim nuk del asgjë, teksa shton se Kurti po bën fushatë zgjedhore.

“Ftesa është okej, shkuarja do duhej me qenë. Kurti nuk e ka ndërmend me i ra kësaj pune mas e me ba institucione, Kurti po donë me e qu vendin në zgjedhje prandaj edhe stigmatizimi i opozitës ka filluar. Kurti absolutisht është në fushatë zgjedhore”, ka thënë Matoshi.