Lajme

Matoshi për deputetët e 2 Korrikut: S’bëjnë ligj për ta, presin që t’i rrallojë vdekja

07/03/2022 01:02
nga:Astrit Gashi

Në 32 vjetorin e shpalljes së Deklaratës Kushtetuese, analisti Halil Matoshi tha se Kuvendi i Kosovës kurrë nuk bëri ligj për deputetët e 2 korrikut, për të cilët thotë se e kanë shkruar historinë e re të Kosovës.

Përmes një shkrimi në rrjetin social Facebook, Matoshi tha se Kuvendi i Kosovës po pret që ata të rrallohen nga vdekja, e që sipas tij, ligji për këta deputetë, kap një kosto simbolike por respekton dhe lartëson historinë e shtetit.

Postimi i plotë i Halil Matoshit:

Ata e shkruen historinë e re të Kosovës

1. Kuvendi i Kosovës kurrë nuk e ka përbrendësu me Rezolutë si dokument zyrtar të shtetit;

2. Kuvendi i Kosovës kurrë nuk e ka shti në rend dite Ligjin për pension suplementar për deputetët e 2 korrikut dhe për ata të 1991-1999;

3. Kuvendi i Kosovës nuk ka guxim me u marrë me të kaluemen, sepse nuk di kush âsht mâ meritor, ata që u ngritën kundër shtypjës e pishtnimit apo këta që erdhën në liri;

4. Kuvendi i Kosovës pret që ata të rrallohen nga vdekja, për me e ba ni ligj që kap ni kosto simbolike por që respekton e naltëson historinë e shtetit…

P.S. Kam pasë digju fjalë të ngjashme, “lë të pakohën”, nga akterë të randësishëm politikë edhe për Ligjin për pensionet supplementare të arsimtarëve të viteve ‘90 por Kryeministri Ramush Haradinaj e bâni më 2018, ndonëse u gjet nën presion të madh.