Lajme

Matoshi: Opozita, po hesht, nga ideja se Kurti mund të ketë ndonjë sukses në veri!

02/28/2024 08:17
nga:Y I

Hyrja në fuqi e rregullores së BQK-së me datën, 1 shkurt ku ndalohej përdorimi i dinari, ka acaruar raportet Kosovë-SHBA.

Të njëjtit kishin kërkuar nga qeveria e Kosovës, shtyrjen e zbatimit të kësaj rregulloreje, kërkesë kjo që nuk ishte përfilluar nga Qeveria e Kosovës.

Tensionimi i raporteve kulmoi me deklaratën e Ndihmës Sekretarit amerikan të Shtetit, James O’Brien, i cili tha se nëse merren vendime pa u konsultuar me ta nuk do ta konsiderojnë Kosovën si partnere.

“Unë nuk bëj kërcënime të vagëta publikisht. Unë do të thosha, nëse ne nuk trajtohemi si partnerë, edhe ne nuk do ta trajtojmë qeverinë e Kosovës si partnere”, tha O’Brien raporton Gazeta Blic.

Në të njëjtën linjë me O’Brien ishte edhe ambasadori amerikan në Kosovë, Jeff Hovenier.

Ai tha se vendimi për ta zbatuar rregulloren e BQK-së për ndalimin e dinarit serb, ka ndikuar në cilësinë e marrëdhënieve mes Shteteve të Bashkuara dhe Qeverisë.

Po si duhet të veprojë, opozita, në kushtet kur raportet Kosovë-SHBA, kanë arritur në këtë pikë?

Në lidhje me këtë çështje ka folur për “Gazeta Blic” analisti politik, Halil Matoshi.

Matoshi tha se opozita në vend ka ‘rënë viktimë e homogjenizimit nacionalist kundër Serbisë që po i frynë retorika populliste e që prekë interesat e Albin Kurtit”

Ai tha se të njëjtit po heshtin nga ideja se kryeministri Kurti mund të ketë ndonjë sukses në veri.

“Opozita ka ra viktimë e homogjenizimit nacionalist kundër Serbisë që po i frynë retorika populliste e që prekë interesat e Albin Kurtit, e që afekton komunitetin serb në Kosovë, si qytetarë kosovarë.Këtë homogjenizim Qeveria po e bënë në emër të sundimit të ligjit në veri të vendit”

“Opozita po heshtë nga ideja se Kurti mund të këtë ndonjë sukses në veri. Së këndejmi kjo opozitë mund të humbasë reputacionin patriotik!? Ky është deficit i patriotizmit shtetëror dhe kushtetues në Kosovë që në emër të strukturave të ndërmjeme si kombi e feja po e dëmton kohezionin shtetëror duke mos i mbajtur qytetarët të lidhur për shtetin dhe Kushtetutën” deklaroi Matoshi për “Gazeta Blic”.

Së fundi ishte kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, i cili deklaroi se Qeveria Kurti po rrezikon humbjen e miqësisë me SHBA-të.

Ai tha se në këto kushte duhet t’i jepet fund “qeverisë anti-shtet të Albin Kurtit”.

/Gazeta Blic/