Njohësi i çështjeve politike, Halil Matoshi, ka reaguar në lidhje me njohjen e Kosovës nga Sudani, duke vlerësuar se kjo njohje e dëshmon fuqinë e presidentes Vjosa Osmani, kur kjo e fundit del ‘‘n’dritë, tue u çliru nga eklipsi albinist”.
Matoshi në postimin e tij, ka thënë edhe se kur presidentja Osmani çlirohet nga ‘‘fantazma’’ e kryeministri në detyrë Albin Kurti, ajo arrin rezultate kulmore diplomatike.
Tutje, Matoshi ka lavdëruar Osmanin për këtë njohje dhe e ka inkurajuar atë që të rrijë në ‘‘anën e shtetit’’.