Analisti politik, Halil Matoshi thotë se pas ngjarjes tragjike ku u vra një grua nga ish-bashkëshorti, të mbahet nesër ditë zie, raporton GazetaBlic.
Përmes një shkrimi në “Facebook”, Matoshi thotë se si shoqëri jemi të dështuar.
Shkrimi i plotë pa ndërhyrje:
Presidentja Osmani të shpallë ditën e nesërme Zi kombëtare!
Na, burrat duhet nesër me majtë kryet ultë, kemi ra tek pluhuni!?
Krimi asht individual dhe i dënueshëm në këtë bazë, por në rastin e vrasjës së nji grueje që po krijonte nji jetë të re, jemi fajtor kolektivisht si shoqni, në segmentin e dhunës ndaj grave.
Shoqnisht të dështuem, shkretana bre


