Lajme

Matoshi: Nëse vendimi i Listës Serpska është definitive, atëherë po i bie në ujë taktika Kurtit

04/08/2024 21:13
nga:G B

Listës Serbe ka njoftuar sot se do të tërhiqen nga pjesëmarrja në votimin për tërheqjen e kryetarëve të komunave në veri të vendit.

Komentatori politik, Halil Matoshi nuk beson që vendimi për bojkot nga Lista Serbe është definitive, mirëpo sipas tij, politikisht po shkohet drejt kësaj rruge.

“Nëse është definitive qëndrimi i Listës Serpska po i bije në ujë loja dhe taktika e Albin Kurtit”, ka thënë Matoshi në emisionin ‘Politiko’ në Kanal10.

Ai ka shtuar se zgjedhja e katër kryetarëve shqiptarë në komunat veriore është bërë pa ‘troh legjitimiteti’.