Gazetari, Halil Matoshi ka pasur kritika për adresimin e së premtes së kryeministrit të vendit, Albin Kurtin, i cili etiketoi Serbinë për sulmin në Zubin Potok ndërsa nuk kurse kritikat për mediet në Kosovë.
Por megjithatë, ndaj një deklarate të tillë ka reaguar ashpër deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Mefail Bajqinovci.
“Kush e ka shkaktu Banjskën? Kush po i sulmon stacionet e policisë? A po menon që prej marsit e kanë sulmi infrastrukturën kritike. Halil nëse thu që nuk e ka ba Serbia këtë…”, ka thënë Bajqinovci.
“Unë nuk thash. Ju jeni për me ba propagandë. Jo une. Ju paguheni për atë punë, e jo une”, është kundërpërgjigjur ashpër Matoshi.
“Kallëzona kush e ka shkaktu Banjskën?”, ka pyetur Bajqinovci.
“Hovenieri që e përfaqëson shtetin më të fuqishëm në botë nuk po e din. A jeni bre normal? Me shpall armiq të brendshëm media, analista, opinionista, e ka ba skllotë”, ka thënë Matoshi.