Lajme

Matoshi: Mosformimi i Asociacionit do ta qet në dy gjunjë Kosovën

02/08/2023 19:35
nga:Genita C

Marrëveshje e vitit 2013 për themelimin e Asociacionit të Komunave Serbe në Kosovë është e pashmangshme, deklaroi Halil Matoshi.

Ai ka përmendur dy alternative, që sipas tij do të ishin fatale në rast të mos zbatimit të kësaj marrëveshje.

‘Izolim total e sanksionim nga SHBA-të dhe aletaët e saj”, do të jenë dy alternativat që sipas Matoshit do të ndodhin në rast të moszbatimit të Asociacionit.

“Midis cenimi të raporteve me SHBA-të dhe pranimit të një etniteti politik sic është Zajednica, është fatale, sepse është siguria jonë e fundit. Ekzistenca jonë si shtet, si komb e si qytetarë varet nga SHBA-të e pastaj nga aleatet e saj. Nëse nuk pranohet një marrëveshje e tillë, Kosova do të jetë para dy alternativave. E para është izolimi total, që e qet në dy gjunjë dhe e dyta është sanksionimi, që do të ishte edhe më fatal”, tha Matoshi në Kanal10.

Sipas Matoshit, këto dy alternative asnjë Qeveri s’do të duhej t’i lejonte.