Analisti politik, Halil Matoshi i ka dalë në mbrojtje kryetarit të Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Lumir Abdixhikut, për vendimin që të mos takohet me presidentin e Shqipërisë, Bajram Begaj – shkak i lokacionit.
Matoshi ka thënë të mërkurën se “Lumir Abdixhiku ka krenari”.
Pos tjerash ai refuzimin e të parit të LDK-së e ka lidhur edhe me demokracinë e kësaj partie politike.
“Nuk kam qenë kurrë anëtar i LDK-së, por për rajonin kjo parti asht shkollë e demokracisë”, ka shkruar ndër tjerash Matoshi në Facebook.


