Gazetari dhe njëherësh analisti politik, Halil Matoshi ka thënë se Lidhja Demokratike e Kosovës është partia e parë demokratike në Ballkan.
Sipas Matoshit, LDK i ka dëshmuar rrënjët e thella me Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
“LDK-ja është partia e parë demokratike në Ballkan. Si parti e parë, LDK i ka rrënjët e thella në SHBA. E kanë një traditë të mirë të bashkëpunimit. E kanë dëshmu që të gjithë kanë qenë në Shtëpinë e Bardhë”, ka thënë Matoshi.