Lajme

Matoshi: LDK duhet të dorëheqë tërë strukturën udhëheqëse dhe të shkojë në zgjedhje të reja

01/26/2026 13:11
nga:Genita C

Analisti politik Halil Matoshi ka deklaruar se në Lidhjen Demokratike të Kosovës (LDK) duhet të ndodhë një dorëheqje e plotë e strukturës aktuale udhëheqëse, duke hapur rrugë për zgjedhje të reja të brendshme.

Sipas Matoshit, vetëm përmes një procesi të tillë demokratik anëtarësia e LDK-së mund të vendosë lirshëm për orientimin politik dhe lidershipin e ardhshëm të partisë.

“Mendoj që në LDK duhet të dorëhiqet tërë stuktura udhëheqëse dhe të shpallë zgjedhjet e reja duke ia lënë anëtarësisë të vendosë për orientimin politik dhe lidershipin”, tha Matoshi për GazetaBlic.

 

“Përveç Hotit, duhet edhe kandidatë tjerë” – Arifi për LDK-në: Shekulli 21, por mentaliteti ka mbetur i njëjtë