Lajme

Matoshi: Kurti s’ka guxim të ballafaqohet me Vuçiqin

06/26/2024 20:33
nga:Y I

Ka dështuar të mbahet takimi ndërmjet kryeministrit Albin Kurti dhe presidentit të Serbisë Aleksanër Vuçiq.

Kurti ka konfirmuar se ka kërkuar tri garanci si kusht për t’u takuar me presidentin serb Vuçiq.

Halil Matoshi në emisionin “Politiko” ka thënë se Kurti është fjator për dështimin e takimit me Vuçiqin.

“Dështimi është shkaktuar nga kryeministri i Kosovës, Albin Kurti dhe këtu s’ka më asnjë dilemë. Ky njeri nuk është më i gatshëm dhe nuk ka guxim dhe kurajo qytetare me u ballafaqua me presidentin e Serbisë dhe së këndejmi pret që të shkojmë në zgjedhje ta rifitojë mandatin dhe ta merr dikë në koalicion sepse i vetëm si dukët nuk ka guxim më lëviz përpara”, ka thënë Matoshi.