Lajme

Matoshi: Kurti do përsëri zgjedhje, ai vlerëson se opozita mund të thyhet plotësisht, duke mësy modelin e partisë-shtet, si Edi Rama në Tiranë

01/05/2026 17:19
nga:Genita C

Analisti Halil Matoshi ka kritikuar strategjinë e kryeministrit në detyrë, Albin Kurti, duke thënë se ai nuk synon bashkëpunim, por nënshtrim të opozitës.

Sipas Matoshit, Kurti do të shkojë në zgjedhje derisa opozita të thyhet plotësisht, me qëllim vendosjen e një demokracie joliberale ose turmokracie, duke e zëvendësuar Kushtetutën me programin e VV-së.

Matoshi shtoi se kjo politikë mund të krijojë një kontroll mbi ekonominë dhe mendjet e qytetarëve, duke krahasuar modelin e mundshëm me atë të partisë-shtet, që sipas tij, ka ndodhur në Shqipëri me Edi Ramën.

“Albin Kurti nuk dëshiron bashkëpunim por nënshtrim. Ai, shkon në zgjedhje derisa ta mposhtë opozitën, për ta vendosë nji demokraci joliberale ose turmokraci, duke e suspendu Kushtetutën e për ta zëvendësu me programin e VV’së. Një socializëm që kontrollon ekonominë (dërmon kapitalizmin) dhe mendjet e turmave. Kurti do të shkojë prapë në zgjedhje, nëse ai vlerëson se opozita mund të thyhet plotësisht, duke mësy modelin e partisë-shtet, si Edi Rama në Tiranë”, tha Matoshi për GazetaBlic.