Lajme

Matoshi: Krejt populli i Kosovës mendon që paret i ka vjedhë Pali

01/31/2024 22:53
nga:G B

Analisti politik, Halil Matoshi, duke komentuar dënimin e ish-ministrit Pal Lekajt me 3 vjet e 8 muaj për rastin e 53 milionëshit, ka thënë se krejt Kosova mendojnë këto para i ka vjedhur Pal Lekaj.

Sipas tij, askush nuk e di se ku kanë përfunduar këto para.

Në emisionin ‘Politiko’ në Kanal10, Matoshi e ka quajtur skandal juridik dënimin e ish-ministrit Lekaj me 3 vjet e 8 muaj për rastin e 53 milionëshit.

“Nëse shteti është dëmtuar për 53 milionë, është dështim juridik dënimi me vetëm 3 vjet e 8 muaj”, ka thënë Matoshi.