Lajme

Matoshi: Kosova është shtet i pavarur për aq sa do ShBA-ja

05/31/2023 21:48
nga:G C

Komentatori politik, Halil Matoshi ka komentuar acarimin e raporteve mes Kosovës dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës, pas tensioneve në veri të vendit.

Matoshi në ‘’POLITIKO’’ ka thënë se Kosova është e pavarur aq sa do Amerika, duke cituar edhe notën verbale me të cilën ky shtet ka njohur pavarësinë e vendit.

‘’Kosova është shtet i pavarur aq sa do Amerika. Vetem aq. Sepse në notën verbale të njohjes nga ShBA-ja, kur është shpall pavarësia e Kosovës, thuhet se ne e njohim Kosovën, për aq sa Kosova i merr obligimet ndërkombëtare dhe i zbaton ato. Kosova është e pavarur veç sa dëshiron Amerika.’’, ka thënë ai.