Gazetari dhe analisti, Halil Matoshi, ka folur lidhur me situatën aktuale politike në vend, ku theksoi se zgjedhjet e jashtëzakonshme janë zgjidhja e vetme që ka mbetur për të zgjedhur ngërçin politik, dhe se deputetët kanë shkelur besimin e popullit duke mos formuar institucionet.
Matoshi për GazetaBlic tha se shumica parlamentare kanë mbajtur vendin nën bllokadë për 6 muaj duke e përdorur listën serbe si justifikim për krizën institucionale.
“Gjashtë muaj bllokadë nga shumica, për ta akuzuar Listën Serbe se po e bllokon shtetin në një anë dhe Gjykatën Kushtetuese se po u jep veto Serbisë dhe kësaj liste, në anën tjetër”- u shpreh ai.
“Këta 120 deputetë e kanë shkelë besimin popullor nën diktatin e Albin Kurtit duke mos i dhënë vendit institucione”.
Matoshi situatën e krijuar politike e quajti “Papërgjegjësi e skajshme nën plafin e një nacionalizmi primitiv të shekullit 19-20”.
Sipas tij, Kosova ëshë nën sulmin e vet kosovarëve.
“Nga injoranca. Mungesa e vetëdijes për shtetin si strukturë moderne e Atdheut dhe kthim tek interpretimi enverist i Rilindjës kombëtare!” përfundoi ai për GazetaBlic.
Ish-oficeri britanik: Kosova, nuk mund të përballojë të largojë miqtë dhe partnerët e saj të besuar


