Lajme

Matoshi i reagon ashpër Zybës pasi deklaratat e tij i cilësoi të njëjta me Vuçiqin- Milici i Dejona Mihajlit, pushka top t’u baftë!

06/28/2024 17:30
nga:Y I

Deputeti i VV-së, Sali Zyba, përmes një reagimi në Facebook ka vendosur një paralele ndërmjet deklaratave të analistit, Halil Matoshi, dhe presidentit serb Vuçiq.

I ashpër në përgjigje ka qenë vetë Matoshi.

Matoshi e quan Zybën “milic i Dejona Mihalit’ dhe thekson se i njëjti do t’iu thotë kosovarëve se Matoshi është me Vuçiqin.

“Milici i Dejona Mihalit dhe shegerti trushplamë i Albin Kurtit, nga taborri i milicisë së moralit fetar e kinsepatriotik, Sali Zyba, po do me u thânë kosovarëve se Halil Matoshi âsht me Vučić-in!Unë vazhdoj me menu që roli i liderit shtetnor (prej Princit të Machiavellit e deri në ditët tona) âsht me u ballafaqu me kundërstarin, me marrë vendime të shtira é me nxjerrë ma të mirën për popullin dhe Atdheun e tina, e jo të shmanget tue vú vendin në pozitë fajtori, (në pozitë të keqe para Fuqive të Mëdha) ngase dialogu me Rezolutë të Kuvenit, ku ulet Zyba âsht shpallun saherë interes shtetnor i Kosovës” shrkuan Matoshi në Facebook.

Ai tutje thotë se Zyba dhe partia e tij këtë model të etiketimit dhe fabrikimit të armiqve e kanë marrë nga një kombinim fatal i stalinizmit enverist e zhdanovizmi titist.

Matoshi e mbyll reagimin duke iu drejtuar Zybës ” Pushka top t’u baftë, shoku milic”

“Zyba e milicët si ai, harrojnë se brezi jèm i ka dalë përballë fashizmit të diktatorit Milošević që në lindje të tij, që kishte shumë armë e shumë forma ndjekje e torture, pa na u trèm syni, e lëje ma të trembemi para nji kaste idiotësh të dobishëm të Kurtit” thuhet në reagimin e Matoshit raporton Gazeta Blic.

Reagimi i plotë: