Gazetari, Halil Matoshi ka thënë se votat e diasporës nuk do të kenë ndikim në rritjen e opozitës, ngaqë siç tha ai, rezultati i tyre mund të ndryshojë fare pak.
“Duket që ia ka ba qejfin vetit opozita. Shumë pak munet me ndryshu. Shihet që dallon votuesi në mërgatën kosovare me votuesin rezident”, ka thënë Matoshi.
Matoshi ka thënë se nuk ka asnjë dyshim që mërgata do ta votojë Albin Kurtin, pasi siç tha ai, votuesit në diasporë përgjatë viteve e kanë votuar atë që i është dukur më i forti.
“Faktori kryesor është që shumë njerëz në mërgatë i kanë mashtru, nashta kanë shku me ba foto, po në fund te kutia ka ndërru mendje. Mërgata voton për njeriun ma të fortë që është në vend, absolutisht në këtë rast është Albini”, ka thënë ai.


