Lajme

Matoshi i ashpër: Edhe me krisë reja, VV s’mund t’i marrë mbi 48%

03/10/2025 22:02
nga:G B

Gazetari dhe njëherësh analisti politik, Halil Matoshi ka deklaruar se Lëvizja Vetëvendosje nuk do të mund të formojë Qeverinë me vetëm votat e komuniteteve joserbe.

Sipas Matoshit, deklarimi i Glauk Konjufcës për një koalicion me komunitetet joserbe shpërfaq gënjeshtër dhe mashtrim.

“Z.Konjufca tha na e bajmë koalicionin veç me pakicat joserbe. Kjo është e pamundshme. Po rren. Ai e din që ka mashtru”, ka thënë Matoshi.

Ai ka theksuar se LVV nuk do të mund të shkojë mbi 48% edhe nëse zgjedhjet do të mbaheshin përsëri.

“Tu nxe dilli, me kris reja se s’mun m’i ba ma shumë se 48%”, ka thënë ai.