Lajme

Matoshi i acaruar: Banale për një lis me u dënu 6 vjet, por për 53 milionë 3 vjet – s’ka logjikë

01/31/2024 22:17
nga:G B

Analisti politik, Halil Matoshi, duke komentuar dënimin e ish-ministrit Pal Lekajt me 3 vjet e 8 muaj për rastin e 53 milionëshit, ka thënë se një dënim i tillë s’ka logjikë.

Në emisionin ‘Politiko’ në Kanal10, Matoshi ka thënë se nuk ka logjikë që për një lis një person të dënohet 6 vjet, ndërsa për 53 milionë vetëm 3 vjet, raporton gazeta10.

“Kjo nuk është gjykatë, kjo është hajgare. Sepse publiku nuk e di ku kanë shkuar paratë. Është në interes publik ta dimë se ku kanë përfunduar ato para, mirëpo askush nga ne nuk po e dimë këtë”, ka thënë Matoshi.