Lajme

Matoshi: Heroit Enver Zymberi nuk i duhet kërkimfalja e Mimoza Kusarit!

04/29/2021 18:45
nga:Y I

Ditën e djeshme Ud.së Shefit të grupit Parlamentar të LVV-së, Mimoza Kusari-Lila deklaroi se më mirë është që të paguajmë rrymën në Veri sesa policët tanë të kthehen në arkivol, duke iu referuar efektivit policor që ka humbur jetën në Veri, Enver Zymberi.

Pas kësaj dekalarate të Kusari-Lilës ka reaguar zyrtari i AAK-së, Halil Matoshi.

Matoshi thotë se heroit Enver Zymberi nuk i duhet kërkimfalja e Mimoza Kusarit.

Ai e ka cilësuar të tmerrshme deklaratën dhe ka thënë se kjo deklaratë i kafshon shpirtin heroit Enver Zymberi dhe të gjithë shqiptarëve që ajnë të gatshëm të mbrojnë atdheun.

“Deklaratë morbide dhe e tmerrshme e Mimoza Kusarit, lideres së Grupit Parlamentar të VV-së, që kafshon shpirtin e Heroit Enver Zymberi. familjës së tij dhe të gjithë shqiptarëve të Kosovës që janë të gatshëm kurdo që ta mbrojnë Atdheun e tyne – Republikën e Kosovës!Pushteti i shpresës me këtë logjikë!???Jo, kjo grue e vret megjithë shpresën edhe idenë e Atdheut!” shkruan Matoshi në Facebook.

Reagimi i plotë:

Heroit Enver Zymberi nuk i duhet kërkimfalja e Mimoza Kusarit!

Deklaratë morbide dhe e tmerrshme e Mimoza Kusarit, lideres së Grupit Parlamentar të VV-së, që kafshon shpirtin e Heroit Enver Zymberi. familjës së tij dhe të gjithë shqiptarëve të Kosovës që janë të gatshëm kurdo që ta mbrojnë Atdheun e tyne – Republikën e Kosovës!
Pushteti i shpresës me këtë logjikë!???

Jo, kjo grue e vret megjithë shpresën edhe idenë e Atdheut!
P.S.

Hiç parullat populliste të Kryeministrit Kurti që thojke sa ishte në opozitë se âsht padrejtësi qe Qeveria po ua paguente energjinë elektrike serbëve në veri të Kosovës, tashti ai nuk ka justifikim, e deputeti Armend Muja ende flet si shefi i tij kur ishte opozitë, tue akuzu “portalet proestabilishment ”, pa e ditë se tashma ai âsht etablu vet në pushtet!?
Amatorizëm klasik.