Lajme

Matoshi: Gjema një shtet tjetër ku në zyre të kryeministrit janë dy flamuj, si në zyre të Kurtit

04/27/2021 23:15
nga:Gazeta Blic

Njohësi i çështjeve politike, Halil Matoshi, ka hedhur kritika ndaj kryeministrit Kurti, për shkak që ky i fundit mban në zyre flamurin e Kosovës dhe atë Kombëtar, shkruan Gazeta Blic.

Siç thotë Matoshi, një gjë e tillë nuk ndodhë në asnjë vend tjetër të botës.

Ai thotë se Flamuri Kombëtar, duhet të jetë simbol për të kaluarën e jo të mbahet në zyre të kryeministrit.

Sipas Matoshit, nuk mbahet shteti me dy flamuj e dy kushtetuta.

“Në asnjë vend të botës nuk ndodhë një gjë e tillë. Asnjëherë nuk do të duhej të mbaheshin dy flamuj në zyre. Nuk mundesh me ba shtetin me dy flamuj e as me dy kushtetuta”, ka thënë ndër të tjera Matoshi në Politiko të Kanal 10.