Lajme

Matoshi-Gashit për Kurtin: Fare lehtë të manipulohet një mërgatë që voton me emocione!

02/27/2025 21:16
nga:G B

Një përplasje e ashpër është zhvilluar në “Politiko” në mes të komentatorëve politikë, Halil Matoshit dhe Blerim Gashit, të cilët patën mospajtime sa i përket procesit të votimit në diasporë.

Matoshi ka thënë se votat e diasporës për Lëvizjen Vetëvendosje janë si rrjedhojë e manipulimit të saj, ngaqë siç tha ai, mërgimtarët votojnë në bazë të narrativës emocionale që Albin Kurti ka ndërtuar për veriun.

“Që prej mëngjesit e deri në mbrëmje kur kthehemi ballafaqohemi me 1001 probleme dhe me 1001 skamje dhe ata nuk e dijnë. Ata janë të lidhur me narrativën emocionale që e ka kriju VV dhe Kurti cep më cep për shkak të veriut. Është fare leht të manipulohet një mërgatë e tillë”, ka thënë Matoshi.

Ndaj një opinioni të tillë ka reaguar Gashi.

“Duhet me jau ndalu more mos me votu se pikërisht qeshtu po kanë qejf qata që s’po mujnë me duru Albinin, e masi po çohet diaspora e po voton në kësi mase menjëherë është shpërlasje e trurit…”, ka thënë Gashi.

Por Matoshi ka reaguar sërish ndaj Gashit, të cilit i ka thënë se ajo çfarë ai po deklaron është demagogji e paartikulume.

“Kjo është demagogjia më e paartikulume e mundshme që e kam ngu në histori të njerëzimit. Ti vetes po i thu vetit analist a e kupton? Na po folum për jetesën qytetare në Prishtinë. Mos u ban njeri i keq”, ka thënë Matoshi.