Lajme

Matoshi e ‘godet’ deputetin e VV-së: E tash ky Emani i veshun me pushtet heshtë si peshku!?

09/07/2021 22:49
nga:Gazeta Blic

Gazetari Halil Matoshi ka drejtuar akuza ndaj deputetit të Vetëvendosjes, Eman Rrahmani.

Ai ka shkruar se Rrahmani e akuzonte Hotin për 122 raste pozitive me Covid, e tash me 28 të vdekur nuk e thotë asnjë fjalë.

”E tash ky Emani i veshun me pushtet heshtë si peshku!?”, ka shkruar ai.

Reagimi i plotë i Matoshit:

Këtë njeri e ka votu populli.
Qe çka thojke para nji viti tue u tallë me Qeverinë Hoti kur ishin vetëm 122 raste infektimi!?

Sot kanë dekë 28 kosovarë dhe nga 10.321 testime, 920 qytetarë kanë rezultuar pozitiv me virusin COVID-19.

E tash ky Emani i veshun me pushtet heshtë si peshku!?

P.S.

A keni me e votu prap o popull???