Gazetari Halil Matoshi ka drejtuar akuza ndaj deputetit të Vetëvendosjes, Eman Rrahmani.
Ai ka shkruar se Rrahmani e akuzonte Hotin për 122 raste pozitive me Covid, e tash me 28 të vdekur nuk e thotë asnjë fjalë.
”E tash ky Emani i veshun me pushtet heshtë si peshku!?”, ka shkruar ai.
Reagimi i plotë i Matoshit:
Këtë njeri e ka votu populli.
Qe çka thojke para nji viti tue u tallë me Qeverinë Hoti kur ishin vetëm 122 raste infektimi!?
Sot kanë dekë 28 kosovarë dhe nga 10.321 testime, 920 qytetarë kanë rezultuar pozitiv me virusin COVID-19.
E tash ky Emani i veshun me pushtet heshtë si peshku!?
P.S.
A keni me e votu prap o popull???