Gazetari dhe analisti Halil Matoshi, në një prononcim për Gazeta Blic e quajti vizitën e presidentes Osmani në SHBA si “diplomaci turistike” e cila po merr fund.
“Diplomacia turistike e kësaj Zoje po merr fund”- u shpreh ai.
Sipas Matoshit, presidentja Osmani po bën një lojë me anëtarët e LDK-së, miqtë e saj dhe Albin Kurtin, dhe që sërish dëshiron të kthehet tek ai pasi të përfundojë këtë lojë.
“I ka mashtru LDK-në aleatët e besueshëm të Kosovës, miqtë dhe vet Albin Kurtin, tek i cili po përpiqet të rikthehet pas “bixhozit me aleatët”- tha ai.
Matoshi u shpreh se presidentja Osmani ka humbur besimin nga të gjithë, madje edhe nga partia Guxo, të cilën e ishte krijuar vet dikur.
“Askush më nuk i beson, madje as Klubi i saj i dikurshëm Guxo”- përfundoi Matoshi për GazetaBlic.
Osmani në ShBA | Arifi: Nuk është vizitë bilaterale, shans i humbur për lobim të Kosovës!


