Lajme

Matoshi: Albin Kurti aktivistave u rekomandon Hugo Chavèz-in – vet vishet me Hugo Boss!

09/21/2022 19:33
nga:Genita C

Analisti politik, Halil Matoshi thotë se gjatë kohës kur Kurti ishte në opozitë, aktivistat e VV-së rreshtoheshin me Hugo Chavez-in, kundër Amerikës, raporton GazetaBlic.

Matoshi ka ironizuar me Kurtin duke thënë se: “Dje Lideri i VV hem Kryeministër i Kosovës, Kurti I veshun me “Hugo Boss”, thirri aktivistat qe me kqyrë sërish këso filma!”

Postimi i plotë:

Albin Kurti aktivistave u rekomandon Hugo Chavèz-in – vet vishet me Hugo Boss!
1.
Lexoni së çfarë filmash kqyrshin aktivistat e VV-së në opozitë, kur ata rreshtoheshin me Hugo Chávez-in e kundër Amerikës!
2.
Dje Lideri i VV hem Kryeministër i Kosovës, Kurti I veshun me “Hugo Boss”, thirri aktivistat qe me kqyrë sërish këso filma!
“Lëvizja jonë ka qenë tradicionalisht një vatër e edukimit politik të rinisë. Siç dihet, nëpër qendrat tona gjithandej Kosovës, ne kemi ofruar zyrat tona si infrastrukturë edukimi. Aty janë mbledhur të rinjtë e të rejat për të lexuar e diskutuar libra, shikuar e komentuar filma, e kështu me radhë. Këto aktivitete nuk duhet të ndalojnë tani që jemi në pushtet.”, vlerësoi Kurti. (20 shtator, 2022)