Valon Feka nga UBO-Consulting ka bërë të ditur se pjesëmarrja e diasporës ka dhënë një ndikim të madh në rezultatet e zgjedhjeve të parakohshme parlamentare.
Sipas exit-poll-it, Lëvizja Vetëvendosje ka fituar tri mandate shtesë falë votës së diasporës, ku 61,7% e qytetarëve nga jashtë Kosovës të anketuar kanë votuar për këtë parti.
Feka theksoi se për herë të parë është regjistruar një numër kaq i madh i votuesve nga diaspora, të cilët përbëjnë rreth 15,5% të të anketuarve.
Ndërkohë, qytetarët rezidentë kanë dhënë 43% të votave për Vetëvendosjen.


