Sporti

Materazzi: Inter po bënte stërvitje ndaj Lazios, ndërsa kundër Napolit do të vendosë dyshja Thuram-Lautaro

01/22/2024 15:50
nga:E K

Ish-mbrojtësi Marco Materazzi foli për “Sportmediaset”, duke u ndalur te momenti i Interit dhe ndeshja e mbrëmjes kundër Napolit, e cila do të jetë finalja e Superkupës së Italisë.

A është Interi favorit? Apo Napoli do të vendosë në vështirësi zikaltërit?

“Është një finale, nuk ka favoritë. Ndoshta 1-2 % diferencë mund të ketë. Pas paraqitjes së Interit ndaj Lazios, sigurisht që ka shumë besim te ekipi, por kjo ka qenë tashmë pas finales së Champions League në Stamboll. Interi është një skuadër që luan futboll të bukur dhe e bën atë në një mënyrë të pabesuesh,e. Ndjej pak keqardhje që Interi nuk i shënoi Lazios më shumë pasi po më dukej si një stërvitje. Shpresoj që zikaltërit të vuajnë më pak sonte”.

Kush mendoni se do të vendosë sonte?

“Interi ka një ekip madhështor, lojtarë që luajnë me frymë ekipi. Por për këtë finale, mendoj se ata që do të vulosin ndeshjen, do të jetë dyshja e sulmit, Lautaro dhe Thuram”, është shprehur Materazzi.