Mesfushori i Manchester Cityt, Mateo Kovacic, ka paralajmëruar ish-skuadrën e tij Real Madrid, pasi “Citizens” do të përballen me ta në çerekfinale të Ligës së Kampionëve.
“Pasi i kemi fituar të gjithë trofetë vitin e kaluar, është sikur pesha e pritshmërisë vazhdon dhe tani ne duam ta mbajmë atë nivel me të njëjtin entuziazëm”. Duket se të gjithë jemi edhe më të uritur”, tha kroati për Sportske Novosti.
Kovacic vuri në pah cilësitë e Pep Guardiolës para ndeshjeve me “klubin mbretëror”: “Nuk di të them pa u tingëlluar imponues. Të gjitha gjërat e mrekullueshme që kisha dëgjuar më parë për Guardiolën, tani i kam përjetuar nga dora e parë dhe ato janë dhjetë herë më të mira. Gjithçka që m’u tha, interpretua, komunikua para ardhjes sime, është pikërisht ashtu. As më pak, as më shumë. Më bën vërtet përshtypje.”
“Guardiola është i përpiktë. Gjithmonë ka një plan B ose C për të dalë nëse plani A nuk funksionon. Prandaj, ne përshtatemi shpejt me situatën në fushë, sepse gjithmonë kemi një zgjidhje për situatat emergjente gjatë një ndeshjeje”, shtoi futbollisti për trajnerin e tij.
/GazetaBlic Sport/