Sporti

Mateo Kovacic bëri debutimin e tij për Manchester Cityn, paraqitje e mirë nga kroati

07/23/2023 16:27
nga:L J

Anëtari i Kombëtares kroate Mateo Kovacic luajti ndeshjen e tij të parë për klubin e tij të ri Manchester City. Kovacic e nisi nga minuta e parë në mesfushë në një ndeshje miqësore kundër Yokohama, dhe e la lojën në pjesën e parë, pasi u zëvendësua nga Phil Foden. Ai luajti në mesfushë me Stones, Phillips dhe Palmer.

Ndeshja përfundoi 5:3, ndërsa City ishte duke humbur 2:0 në pjesën e parë, por golat e Stones dhe Alvarez barazuan gjithçka. Në pjesën e dytë, Pep Guardiola e ndyrshoi skuadrën dhe u fut edhe Erling Haaland. Norvegjezi ishte i saktë në minutën e 52-të dhe i dha epërsinë Cityt.

Kovaçiç luajti mirë në ndeshjen e parë, por do t’i duhet pak kohë për t’u mësuar me sistemin e Pep Guardiolës. Ai do të ketë mundësinë ta bëjë këtë në dy miqësoret e ardhshme, në të cilët City do të luajë kundër Bayernit dhe kundër Atletico Madrid. City luan në Community Shield kundër Arsenalit më 6 gusht.

/GazetaBlic Sport