Opinion

Matematika e Faturave të Rrymës

12/27/2023 11:56
nga:Shenoll Muharremi

Shkruan: Shenoll Muharremi

Fillimisht duhemi me kuptu që ne nuk kemi, aq sa konzumojmë e na nevojitet, kapacitete të gjenerimit të energjisë. Sistemi energjetik është i vjetër nga vitet e 60-tha dhe i bazuar në qymyr. Kohën e fundit janë zhvillu disa projekte private me energji të erës dhe diellit. Ne kemi dështu për 23 vite me kriju kapacitete të gjenerimit të energjisë, edhe pse ka pasur iniciativa. Disa shkenctarë zhvillimin dhe emancipimin e shoqërive e masin me kapacitetin e tyre me gjeneru energjinë që ju nevojitet dhe burimin e tyre.

Baza, themeli, i problemit të faturave është mungesa e kapacitetit tonë me gjeneru energji. Pastaj vjen importi, tregtia. Ne, pasiqë mvaremi nga jashtë, na duhet me ble rrymën më shtrenjtë sesa që e kishim prodhu vet! Këtë problem nuk e kemi vetëm në energji, por edhe është problemi më i madh ekonomik i Kosovës. Struktura jonë ekonomike bazohet në import kronik ku secilin vit i kemi bilanc negativ në mallra që kap rreth -50% të GDP/PBV.

Ne i humbim gjysmën e djersës së bizneseve e ndërmarrësëve për shkak të menaxhimit jo të duhur të ekonomisë. Rryma nuk është kurgjo tjetër, është një sjellje e jona rreth proceseve shumë të rëndësishme për shoqërinë dhe shtetin tonë dhe që duhet me ndryshu vitet e ardhshme.

Rrjedhimisht, për shkak se mvaresh nga jashtë, vlera e kostos së rrymës varion. Si pasojë, disa herë kemi pas rritje të çmimit të rrymës brenda 2-3 viteve. Tarifa e lartë kur kalon 800kw është rritur nga 6.75 cent në 12.5 e perfundimisht në 14.7 cent në prill 2023. Nëse ne kishim rritur kapacitetet tona gjatë periudhës së pasluftë, të themi në 2-3GW, sot ndoshta kosto kishte me qenë maksimum 10 cent, mesiguri më lirë.

KEDS nuk po vjedhë e as nuk mundet me i fry faturat. Ata vetëm po zbatojnë çka ka aprovuar rregullatori jonë i energjisë. Nuk kanë nevojë me manipulu se edhe ashtu sistemi është digjital dhe shifet gjithcka. Kompanitë e mëdha nuk vjedhin sikur hajnat, ata lobojnë për intereset e tyre tek politikë bërësit dhe vendim marrësit.

Ne jemi ata që kemi privatizuar sistemin e distribuimit për disa kikirika. Gjithashtu jemi ata që nuk kemi krijuar kapacitete të reja të energjisë. Rregullatorët tanë janë ata që i përcaktojnë cmimet e faturave.

Ne duhet të mësojmë nga kjo eksperiencë dhe këto fakte që me pas një të ardhme më të mirë. Secila shoqëri e paeksperiencuar bënë gatime, por gabimet nuk duhet të përsëriten dhe ne duhet të mësojmë në mënyrë që gjërat t’i bëjmë më mirë në të ardhmën.

Duhet të nxitojmë me kapacitete të reja të gjenerimit. Këto i bënë sektori privat, institucionet vetëm duhemi me i administru mirë edhe mos me qenë të korruptuar. Duhemi me e liberalizu tregun e distribuimit. Monopoli sjellë cmime më të larta. Duhemi me fillu një ‘revolucion’ të energjisë së pastër, me makina elektrike që janë esenciale edhe për shëndetin publik se ajrin e kemi vdejkeprurës.

Ka shumë gjëra të mira që duhemi me i bë, por duhet të lëvizim. Sidomos duhet të mësohemi të parandalojmë gjërat e këqija. Kur rregullatori mori vendimin të shtrenjtohet rryma, 118% për dy vite, pak kush reagoj, nuk protesutam. Tash kur erdhën faturat, të gjithë jemi të paknaqur. Kemi shumë për të mësuar nga sjelljet dhe realiteti jonë.