Ish mesfushori i Milanit, Massimo Ambrosini ka vlerësuar punën e trajnerit Stefano Pioli dhe tha se kuqezinjtë tani janë gati për të fituar kampionatin.
Rossonerët janë të dytët në Serie A pas shtatë ndeshjeve dhe siguruan një fitore të madhe 3-2 kundër Atalanta para pushimit aktual ndërkombëtar, përcjell GazetaBlic Sport.
Ambrosini fitoi Ligën e Kampionëve dy herë dhe mori katër titullin me gjatë karrierës së tij me Rossonerët dhe beson se skuadra e Piolit tani është gati për ta bërë përsëri këtë gjë.
“Milani i Piolit është absolutisht gati për të fituar kampionatin, kanë teknikën dhe taktikën e duhur për këtë gjë,” tha Ambrosini për La Gazzetta dello Sport.
/GazetaBlic Sport/


