Lajme

Mass: Kosova ka përmbushur kriteret për liberalizimin e vizave, ne do të angazhohemi që kjo të realizohet sa më shpejtë

04/22/2021 16:41
nga:Gazeta Blic

Ministri i Jashtëm i Gjermanisë Heiko Mass, po qëndron për një vizitë një ditore në Kosovë.

Maas është deklaruar për media pas takimit me presidenten e Kosovës, Vjosa Osmani, ku edhe ka folur rreth liberalizimit të vizave.

Shefi i diplomacisë gjermane ka thënë se Kosova i ka përmbushur të gjitha kriteret për liberalizimin e vizave.

Presidentes Vjosa Osmani i kam shprehur edhe një herë qëndrimin e Qeverisë së Gjermanisë se është shumë e qartë që Kosova i ka përmbushur të gjitha kriteret e liberalizmit të vizave. Ne do të angazhohemi sa më shumë që liberalizimi i vizave për Kosovën të realizohet sa më shpejtë”, ka thënë Mass./Gazeta Blic

LEXO EDHE:

Heiko Mass tregon se kur pritet të arrijnë vaksina tjera antiCovid në Kosovë