Sporti

Mason Mount: “Ne me të vërtetë kemi mentalitet fitues”

03/20/2022 09:37
nga:E K

Chelsea arriti dje të kaloi tutje në raundin gjysmëfinal të FA Cup duke mposhtur Middlesbrough me rezultat 2-0.

Pas ndeshjes, Mason Mount deklaroi se klubi ka një mentalitet fitues pavarësisht kohëve të vështira që po kalon, shkruan GazetaBlic Sport.

“Kanë qenë disa javë të vështira, por si ekip ne jemi të fokusuar dhe gati për të luajtur”, tha fillimisht anglezi.

“Ne me të vërtetë kemi atë mentalitet fitues brenda ekipit. Çdo garë, çdo lojë, ne duam të fitojmë dhe të vazhdojmë kështu”, deklaroi ai.

Kujtojmë që Chelsea ishte në finale të Kupës së Anglisë, Carabao Cup ku u mposhtë në penallti nga Liverpooli.

/GazetaBlic Sport/