Lajme

“Mashtruesit kanë emër”, Hoti për Qeverinë: “Qepja e thesit” ndodhi vetëm për shqiptarët, për serbët u hap me 98 milionë euro për rrymë

03/29/2023 21:23
nga:G B

Deputeti i LDK-së, Avdullah Hoti, ka thënë se qeveria po krenohet me teprimin nga buxheti në fund të vitit 2022, pasi e kanë “qepur thesin e shqyer”, raporton Gazeta Blic.

Ai përmes një postimi në Facebook, ka thënë se “qepja e thesit” ndodhi vetëm për shqiptarët, pasi për serbët në veri e hapën thesin, ku i dhanë 98 milionë euro për energjinë.

“Mashtruesit kanë emër”, ka shkruar ai.

Postimi i tij i plotë:

Krenohen se u teproi buxheti në fund të vitit 2022, sepse “e kanë qepur thesin e shqyer”. Por “qepja e thesit” ndodhi vetëm për shqiptarët. E për serbët në veri e hapën thesin — 98 mil euro paguan për ta për energjinë.

Mashtruesit kanë emër!