Tregu i kriptovalutave është bërë i rrezikshëm për investitorët, me shtimin e rasteve të mashtrimit.
Një person i panjohur ka hapur disa llogari të ndryshme në platformen “Telegram”, përmes të cilave dyshohet se ka mashtruar dhjetëra persona duke u marrë sasi të kriptovalutave në këmbim të parave, si transaksion bankar, raporton GazetaBlic.con
Sipas viktimave të krimit që kanë denoncuar rastin në redaksinë e Gazeta Blic, një person që dyshohet se po e keqpërdor letërnjoftimin e një personi tjetër, ka kërkuar sasi të kriptovalutave të ndryshme, për t’iu dërguar para në llogari bankare, gjë të cilën pohojnë se nuk e ka bërë asnjëherë.
Bazuar në deklaratat e personave që kanë qenë viktimë e mashtrimit, (emra të njohur për redaksinë) kanë dërguar sasi në vlerë prej 500€ deri në 1000€ personit që paraqitet si Rinor Xheladini, dhe i njëjti nuk iu është përgjigjur më.
Në një rast kur një nga viktimat ka kërkuar informacione më shumë për të, ai ka thënë se nuk gjindet në Kosovë dhe ka krijuar qindra llogari të rrejshme, me qëllim të mashtrimit të personave të tjerë.
Më poshtë ju sjellim dëshmi të komunikimit të personit që dyshohet se ka mashtruar dhjetëra persona që merren me kriptovaluta dhe adresën e tij si pranues i kriptovalutave.















Gazeta Blic ka kontaktuar edhe Policinë e Kosovës lidhur me këtë rast, por ende nuk ka marrë ndonjë përgjigje.


