Lajme

Krasniqi: Skandali i vërtetë është niveli i diskutimit që Kryeministri zhvillon me përfaqësues të vendeve të tjera

3 ditë më parë
nga:G B

Albert Krasniqi nga ‘Demokracia Plus’ ka thënë se nuk është skandal që Kurti ka rënë pre e mashtrimit nga blogerët rusë, por skandali i vërtetë sipas tij është niveli i diskutimit që Kryeministri ynë zhvillon me përfaqësues të vendeve të tjera, raporton Gazeta Blic.

“Përfaqësimi me “dinjitet”, që aq shumë na është trumbetuar, nuk është asgjë më shumë sesa niveli i bisedave që mund të zhvillohen në çajtoret e lagjeve mes fqinjëve. Kjo jo vetëm që na tregon pse ka shpërfillje ndaj nesh, por edhe na pasqyron degradimin e përfaqësimit të vendit tonë në arenën ndërkombëtare”, ka shkruar ai.

Postimi i tij i plotë:

Tashmë në plan të dytë mbetet dështimi i Zyrës së Kryeministrit për të identifikuar një gjë kaq të thjeshtë – personin me të cilin po bashkëbisedon.

Skandali i vërtetë është niveli i diskutimit që Kryeministri ynë zhvillon me përfaqësues të vendeve të tjera. Përfaqësimi me “dinjitet”, që aq shumë na është trumbetuar, nuk është asgjë më shumë sesa niveli i bisedave që mund të zhvillohen në çajtoret e lagjeve mes fqinjëve.

Kjo jo vetëm që na tregon pse ka shpërfillje ndaj nesh, por edhe na pasqyron degradimin e përfaqësimit të vendit tonë në arenën ndërkombëtare.

Fati që në këtë takim nuk kanë kërkuar të jetë edhe Donika Gërvalla!