Lajme

Mashtrim me identitet në Prizren, të dyshuarit dërgohen në mbajtje

02/04/2026 08:55
nga:Sh R

Janë arrestuar një grua dhe një burrë në Prizren, nën dyshimin se të njëjtit në cilësinë e dëshmitarëve kanë tentuar t’i mundësojnë personit të tretë pajisjen kundërligjshëm me dokumente identifikuese.

Policia ka bërë të ditur se në cilësinë e provave materiale janë konfiskuar dy letërnjoftima të Kosovës të dyshuar si të falsifikuar, një letërnjoftim i Kroacisë i dyshuar si i falsifikuar, dhe një telefon.

Pas intervistimit, me vendim të prokurorit të dyshuarit janë dërguar në mbajtje.

“Janë arrestuar dy të dyshuar, një mashkull dhe një femër kosovare, pasi që të njëjtit në cilësinë e dëshmitarëve kanë tentuar ti mundësojnë personit të tretë pajisjen kundërligjshëm me dokumente identifikuese. Në cilësinë e provave materiale, janë konfiskuar dy letërnjoftima të RKS-së të dyshuar si të falsifikuar, një letërnjoftim i Kroacisë i dyshuar si i falsifikuar, dhe një telefon. Pas intervistimit, me vendim të prokurorit të dyshuarit janë dërguar në mbajtje”, thuhet në njoftim.