Lajme

Mashtrim me bileta, arrestohet një person në Lipjan

09/09/2022 09:58
nga:N M

Policia e Kosovës ka arrestuar një person në Lipjan për mashtrim me bileta.

Rasti ka ndodhur të enjten në rrugën “Lidhja e Prizrenit”, Lipjan.

“Rr. “Lidhja e Prizrenit”, Lipjan 08.09.2022-13:10. Ankuesi mashkull kosovar ka njoftuar se ishte mashtruar për biletë udhëtimi. Lidhur me rastin është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar i cili pas intervistimit me vendim të prokurorit dërgohet në mbajtje”, thuhet në raportin 24 orësh të policisë.

Qeveria e Kosovës tash e sa muaj ka bllokuar eksportin e disa produkteve esenciale: Bizneseve po u rrezikohet tregu