Samuel Eto’o i detyrohet qeverisë spanjolle gati 1 milion euro për mashtrim të supozuar financiar.
Sipas RMC Sport, ai tashmë po hetohet nga autoritetet spanjolle dhe gjykimi i tij mund të bëhet shumë shpejtë, shkruan GazetaBlic Sport.
Vendimi maksimal që ai mund të marrë është një gjobë prej 18 milionë euro dhe 10 vjet burg.
Kjo vjen pak kohë pasi që ai u bë Kryetar i Federatës së Futbollit të Kamerunit.



