Lajme

MASHTI këtë vit ka pajisur 15 shkolla fillore e të mesme me mjete praktike në vlerë totale prej 748.320 euro.

07/13/2023 16:20
nga:Mergim Rreci

Ministrja e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit, Arbërie Nagavci, ka vizituar sot Gjimnazin e shkencave natyrore “Sami Frashëri” në Prishtinë, i cili këto ditë ka pranuar nga MAShTI mjete mësimore në vlerë prej 50 mijë euro, raporton GazetaBlic.

Nagavci ka qëndruar në kabinetet e biologjisë, fizikës, kimisë dhe matematikës, ku tashmë janë vendosur mjetet mësimore dhe pajisje të ndryshme për zhvillimin e mësimit në këto lëndë.

Po ashtu u njoftua nga mësimdhënësit e lëndëve për lehtësitë që do të krijojnë këto mjete në mësimdhënie dhe mësimnxënie cilësore, dhe thanë se këto pajisje do të ndihmojnë në arritjen e rezulateteve dhe ndërlidhjen e teorisë me praktikën.

Si dhe është bërë e ditur se këtë vit janë pajisur 15 shkolla fillore e të mesme me mjete praktike në vlerë totale prej 748.320 euro.

Mund të jetë një imazh i 5 persona dhe kockë

Mund të jetë një imazh i 3 persona dhe persona duke studiuar

Mund të jetë një imazh i 8 persona, persona duke studiuar dhe teksti