Lajme

MASHTI: Hapet aplikimi për bursa, shuma e ndarë është një milion

10/20/2022 09:53
nga:Astrit Gashi

Ministria e Arsimit ka njoftur se është hapur aplikimi për studentët të cilët plotësojnë kriteret për bursa të nivelit Baçelor dhe Master për vitin akademik 2022-2023.

Për përfituesit janë paraparë të ndahen një milion euro dhe konkursi është i hapur nga sot deri më dy nëntor të këtij viti.

Këtë e ka bërë të ditur ministrja e Arsimit, Arbërije Nagavci.