Ministria e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit ka anuluar vendimin për zgjedhjen e drejtorit të Institutit Albanologjik të Prishtinës (IAP).
Naim Berisha, është zgjedhur drejtor i IAP-së më 04.12.2025 nga Këshilli Drejtues i IAP-së, ndërsa më 22.12.2025 e mori në dorëzimi detyrën nga ushtruesja e detyrës së drejtoreshës së këtij institutit, Meliza Krasniqi.
“Ministria e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit, në bazë të kompetencave të saj, ka për obligim të sigurojë respektimin e legjislacionit në fuqi. Në këtë linjë, për shkak të shkeljeve të dispozitave ligjore gjatë procesit të zgjedhjes, kemi anuluar vendimin për zgjedhjen e Drejtorit të Institutit Albanologjik të Kosovës. Këshilli Drejtues obligohet që, pa vonesë, të ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme për caktimin e ushtruesit të detyrës dhe shpalljen e konkursit.Si Ministri e Arsimit, mbesim të përkushtuar ndaj respektimit të legjislacionit dhe parimit të meritokracisë. Të gjitha shkeljet e adresuara në këtë vendim janë serioze dhe, për këtë arsye, do të procedohen më tej në organet kompetente”, thuhet në njoftim.


