Ministria e Arsimit të Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit investon me vlerën rreth 1.7 milionë euro pë Shkollën Fillore të Mesme të Ulët “Fan S. Noli” në Kamenicë, raporton Gazeta Blic.
Kryeminsitri Kurti ka ndarë një postim në rrjetet sociale facebook ku ka thënë se në këtë investim do të ketë kushte të mira si: hapësira moderne prej 4.500 metra katror, me 26 klasë me kushte të mira pë nxënës, kuzhinë me ushqim të ngrohtë e të freskët, menzë bashkëkohore, kabinete të ndara për shkenca e galeri shumëpërdorimshe, janë vetëm disa prej elementeve që do t’i ketë ky objekt shkollor.
Postimi i plotë:


