Këshilltar i presidentes Vjosa Osmani, Bekim Kupina dhe analisti politik, Halil Matoshi kanë filluar një përplasje virtuale, krejt kjo ndodhi për shkak të fotografisë të publikuar nga presidentja, ku Matoshi e quajti raciste, raporton GazetaBlic.
Sipas Kupinës, Matoshi është fashist. Madje, sipas këshilltarit të presidentes, Matoshit i ka humbur durimi, pasi siç thotë ai: “Në pushtet nuk janë më dostat e tu”.
“Halil Matoshi sërish ka problem me konstatimin, sikurse çdo ditë në paraqitjet e tij mediale në të cilat shpesh nuk kursehet nga fashizmi gjuhësor në raport me atë që e cilëson analizë. Prandaj, një vajzë e komunitetit rom e ulur në karrigen e të parës së shtetit nuk përbën fashizëm, siç pretendon Matoshi, por, përkundrazi personifikon mundësinë që secila vajzë, pavarësisht përkatësisë, nesër të jetë në po atë vend”, shkruan Kupina.
Për Halil Matoshin, Kupina është veç një mashë e presidentes.
Ai reagimin e tij, e quan poqavër, ku edhe ia kujton tri fakte.
“Shkrimin e ka botu në profilin e tij personal, ku këmben me miqt e tij e jo në faqet zyrtare të Presidentes e Presidencës!?
Dhe i erdhi shpërblimi: Nji ‘like’ nga Zotnia i Parë!”, shkruan tutje.
E gjithë kjo përplasje nisi kur në Ndërkombëtare të Romëve, presidentja Osmani publikoi fotografinë e një 7-vjeçarjeje, të cilën e priti në zyrën e saj.


