Legjenda e Barcelonës, Javier Mascherano, ka folur për ish-shokun e tij të skuadrës dhe ish-trajnerin e Barcelonës, Xavi.
Mascherano tha se ishte guximi i Xavi-t të merrte rolin e trajnerit te Barça gjatë një periudhe të ndërlikuar në historinë e klubit.
“Mendoj se Xavi vendosi të marrë drejtimin e Barcelonës në një moment shumë të komplikuar, apo jo? Ishte shumë trim.
“Ai bëri një hap përpara në shumë aspekte, me shumë lojtarë të rinj që filluan të luajnë në ekipin e parë. Sot për shkak të tij këta lojtarë të rinj kanë një karrierë të gjatë në klub”, tha Mascherano.
/GazetaBlic Sport