Sporti

Mascherano hedh poshtë thashethemet për largimin e Messit: “Ai është i lumtur në Miami”

07/09/2025 17:04
nga:Lorik J

Pas pjesëmarrjes në Kupën e Botës për Klube, Inter Miami është rikthyer në rutinën e MLS.

Në prag të ndeshjes kundër New England Revolution, trajneri Javier Mascherano trajtoi një nga temat më të nxehta të momentit në një konferencë për shtyp, të ardhmen e Lionel Messit.

“E shoh shumë të lumtur. Mendoj se ka gjetur vendin ideal për t’u çlodhur dhe për të shijuar shumë gjëra që nuk mund t’i përjetonte diku tjetër. Në fund të fundit, ai do të vendosë, por sot e shoh vërtet të qetë dhe të lumtur”, deklaroi Mascherano.

“Messi di si ta menaxhojë veten si pak të tjerë. Nuk dua të premtoj asgjë; do të vendosim ditë pas dite bazuar në atë se si ndihet ai”, shtoi ai.

/GazetaBlic Sport