Deputeti i pavarur, Fatmir Humolli, ka folur rreth masave ndëshkuese të Kosovës nga Bashkimi Evropian.
Humolli në një prononcim për GazetaBlic, ka thënë se bashkësia ndërkombëtare, gjithmonë ka qenë në anën e atyre që janë këmbëngulës, edhe nëse nuk kanë të drejtë ata përsëri bëjnë kompromise në anën e tyre.
Tutje, ai thekson se Kosova ka të drejtë dhe duhet të këmbëngulë në të drejtat e saj, ku shton se Kosova deri më tani nuk ka qenë këmbëngulëse në të drejtën e vet dhe ka bërë kompromise në favor të Serbisë.
“Bashkësia ndërkombëtare deri më sot ka qenë në anën e atyre që janë këmbëngulës. Edhe nëse nuk kanë të drejtë, ata bëjnë kompromise në anën e atyre që këmbëngulin. Nëse ata kanë të drejtë dhe janë këmbëngulës, ndërkombëtarët nuk kanë rrugë tjetër vetëm me e përkrah të drejtën. Kosova ka të drejtë. Nëse këmbëngulë në të drejtën e vet, ndërkombëtarët dhe në këtë rast BE do të jetë e arsyeshme. Kosova deri më tani ju ka besuar ndërkombëtarëve dhe nuk ka qenë këmbëngulëse në të drejtën e vet ka bërë kompromise në favor të Serbisë për arsye se Serbia ka qenë këmbënuglëse”, tha Humolli për GazetaBlic.